Detaje të reja për zjarrin në apartamentin në Shkodër, 70-vjeçari ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij…

0
139

Detaje të reja janë zbuluar për zjarrin që përfshiu një apartament në Shkodër. I moshuari 70 vjeçar që humbi jetën Ismet Abdurrahmani ishte i vetëm në banesë, kur shtëpia u dogj.

Abdurrahmani mësohet se ka pasur probleme me bashkëshorten. 70-vjeçari ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij.

Ende nuk janë të qarta arsyet pse u dogj apartamenti. I moshuari, për shkak të problemeve, ishte çuar disa herë në polici.

Drejtori i Zjarrfikësve në Shkodër Agron Dibra ka deklaruar se zjarri në apartament ishte i përmasave të mëdha. Ai shton se ishte e pamundur të hyje menjëherë në banesë.

“Zjarri në apartament ishte i përmasave të mëdha. Ishte e pamundur që të hyje menjëherë në banesë”, është shprehur Dibra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here