Rama ‘mburret’ me “Air Albania”, qytetarët e bëjnë ‘për një lekë’: Të presësh një biletë kushton sa…

0
136

Pas “Lasgushit” dhe “Migjenit”, linjës së fluturimeve “Air Albania” i shtohet edhe avioni që mban emrin e poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare, “Naimit”, i cili do të mbulojë linjat Verona, Bergamo, Pisa në Itali.

Kështu lajmëroi kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në rrjetet sociale, por komentuesit nuk kanë hezituar që ti vënë në dukje shefit të qeverisë, se çmimet e biletave janë shumë të larta.

“ Zoti kryeminister ju mund te vendosni 20 Avion por cmimet jan po ato akoma nuk arrij ta kuptoj Bergamo tiran 150 euro ose 200 po nuk i kontrodhuat ju ata bejn kerdin me cmimet
Ka 20 vite edhe akoma po kjo pun mjaft me shkon nga Bergamo ne gjermani me 40 euro!”– shkruan një qytetar.

“ Lexoje mor vella sa eshte Bergamo me Air Albania apo edhe leximin duhet te ta beje shteti!”- përgjigjet Rama pa i dhënë asnjë shpjegim për çmimet e larta.

“Te presh nje bilete kushton 10 dit pune ..Rroft Airoporti i Prishtines i Shkupit .Edhe Ohri i ka tarifat super ..ti hipi vet se ke lek.”– i shkruan një qytetare tjetër.

“Air Albania eshte plot sepse ka cmime shume te arsyeshme dhe sherbim fantastik, ndersa ironite jane bosh ne kete rast sepse flet vete puna me mire se une e se ti?”- justifikohet Rama.

Ndërkohë një qytetar tjetër ngre shqetësimin se pse nuk ka fluturime drej Greqisë.

“Sa keq që nuk flitet fare për fluturime drejt Greqisë,do ishte një favor për shum emigrant që thjesht do të mund të vizitonin të afërmit në Shqipëri qoftë edhe për një fundjave.Por edhe sikur çmimet e pjekura do ti bënin të mendohen mir.”- i shkruan një ndjekëse.

“Duro te lutem, per kete vjen tjetri pas Naimit, nuk behen te tera ne 6 vjet ato qe nuk u bene ne 25!”- përgjigjet Rama.

Një qytetar tjetër e pyet kryeministrin për kompensimin e biletës, pas faliemntimit të kompanisë “Fly Ernest”

“Po tani meqe naimi mori licensen kush kompani do falementoj se per falementimet nuk mban pergjegjesi ti zoti Rama po jemi ne qe paguajtem 600 euro per tu kthyer ne itali kur falementoi Ernesti”- i thotë qyetari.

“Vella nuk paguan askund shteti biletat e avioneve qe falimentojne, ndjese po s’ben vaki kjo!”- përgjigjet Rama.

   

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here