Deputeti i dhuron të brendshme rozë brenda parlamentit ministres…

0
129

Gjatë një debati mes ministres së Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç dhe deputetit radikal Milorad Mirçiç, ku ky i fundit e akuzon ministren për korrupsion dhe i dhuron një palë të brendshme rozë sepse ajo preferon t’i shpenzojë paratë e shtetit për sende personale.

Një incident i tillë u shënua brenda Kuvendit, në seancën ku po diskutohej për ndërtimin e korridorit të Moravës me vlerë 800 milionë euro, kur deputetët akuzuan ministren si të korruptuar dhe se kishte shtuar në mënyrë fiktive vlerën e projektit me 300 milionë dollarë.

Mirçiç, ekspozoi para të gjithëve një palë të brendshme dhuratë për ministren, meqë, sipas tij, ajo preferon t’i shpenzojë paratë e shtetit për sende personale.

E ashtuquajtur ‘dhuratë’ u tentua t’i dorëzohej në dorë vetë zyrtares së lartë.

Ministrja Mihajloviç i cilësoi, pas seancës, pretendimet e palës kundërshtare gënjeshtra të pabaza që vazhdonin prej ditësh e muajsh, ndërsa skenën e pazakontë të deputetëve opozitarë e quajti dhunë klasike në mes të parlamentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here