Akti normativ i qeverisë/ Reagon PD: Po e ktheni Shqipërinë në shtet policor, nuk luftohet krimi duke…

0
81

Partia Demokratike ka reaguar pas aktit normativ të qeverisë rilindase për krimin e organizuar. Me anë të një deklarate për mediat PD thekson se ky akt normativ nuk e forcon aspak luftën kundër krimit.

Sipas PD nëse do të zbatohej ligji atni-mafia dhe të gjitha mekanizmat e tij, atëherë lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të ishte efektive dhe me rezultate konkrete.

PD thekson më tej se duke i dhënë policisë kompetencat që i hoqi Gjykata Kushtetuese k4 vite më parë, nuk bën gjë tjetër veçse e kthen Shqipërinë në një shtet policor.

Ja deklarata e plotë e PD:

Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.

Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.

Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor,  ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.

Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i  krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, që po zbras çdo ditë Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here