“Stop” denoncon skandalin/ Ministria lë pa shkollë fëmijën autik

0
203

Nëna e nxënësit autik Richard Zvonicek, Aida Lubonja, vijon sorollatjen nëpër zyra për zgjidhjen e problemit të saj.

Nëna ka kërkuar që fëmija i saj të trasferohet nga shkolla jopublike “Ekonomisti” në një shkollë shtetërore, për shkak të pamundësive ekonomike

Mbrëmjen e sotme, emisioni investigativ “Stop”, ka sjellë sërish në vëmendje rastin e kësaj familjeje.

Tashmë Richardi ka mbetur pa shkollë, pasi institucionet nuk i kanë dhënë mundësinë të regjistrohet në një shkollë tjetër.

Aida Lubonja tha se zyra Arsimore e Tiranës në një përgjigje me shkresë i thotë se ata kanë refuzuar dy shkolla publike që i janë vënë në dispozicion dhe Richardi nuk mund të shkojë në një shkollë tjetër.

Edhe pse Drejtori i ka premtuar se kjo situatë do rregullohet, i riu akoma endet me nënën në zyrat e instuitucioneve.

Sipas Lubonjës, ZVA i ka dhënë dokumenta fallso që pretendohet se janë firmosur nga ajo, kur, në fakt, nëna e Richardit mohon të ketë refuzuar arsimimin e fëmijës në dy shkolla publike.

Specialistja e ZVA në një kamer të fshehtë i thotë Aida Lubonjës se i ka dërguar shkollës jopublike “Ekonomisti” një letër për kërkesën e familjes së Richardit, ndërsa institucioni arsimor e mohoi një gjë të tillë. Gazetarja e “Stop” i ka kërkuar specialistes së ZVA letrën që pretendon se ia ka dërguar shkollës ku ka pasur studiuar i riu, por kjo e fundit nuk ka pranuar ta japë.

Ndërkohë, në një përgjigje zyrtare për emisionin investigativ, Ministria e Arsimit deklaron se Richard Zvonicek nuk mund të transferohet në një shkollë tjetër, pasi kanë kaluar afatet kohore./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here