Nis punën Koalicioni Qytetar për Shqipërinë: Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë

0
127

Nga avokati Altin Goxhaj

FILLOJMË SOT NGA PUNA PËR KOALICIONIN QYTETAR PËR SHQIPËRINË DUKE E NISUR NGA KONICA I 130 VJETËVE MË PARË:
“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”
(Albania 16, 15-30 korrik 1898, Faik Konica).

Sot nisëm punën për themelimin e Koalicioni Për Shqipërinë dhe hapi i parë është publikimi online i DraftProgramit ose Axhenda Për Shqipërinë që do të dalë me pjesë për diskutim bashkë me Statutin çdo ditë deri sa të marrë formën përfundimtare brenda Shkurtit ku do të filojë edhe plotësimi i 3500 firmave themeluese për t’u paraqitur në Gjykatë brenda Marsit! Koalicioni është Lëvizje Politike Patriotike Sovraniste, AntiEstablishment, Konservatore, pjesë e frymës amerikane konservatore që po pushton Europën!

Plani ynë, Axhenda Për Shqipërinë synon të ndalojë Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë dhe t’a bëjë përsëri Shqipërinë të jetueshme dhe një vend të lumtur për Shqiptarët!

Do të regjistrohet si parti politike në Gjykatë për shkak të detyrimeve aktuale të legjislacionit shqiptar por do të funksionojë më shumë si lëvzje horizontale pa kryetar sepse synon bashkimin e shqiptarëve patriotë dhe të mençur të gatshëm për bashkëpunim për ndryshimin dhe jo udhëheqjen e tyre nga një lider sado i mënçur apo i zoti qoftë ai!

Janë idetë e përbashkëta ato që do të na bashkojnë dhe jo individët, shoqëria, grupi, klani që të mos përfundojmë edhe ne si bandë si gjithë partitë e tjera, ndaj DraftProgrami në krye fillon me fjalët e Konicës 130 vjet më parë:
“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”
(Albania 16, 15-30 korrik 1898, Faik Konica).

Nga dt 1 Shkurt deri në 7 Shkurt 2020 do të publikohen 7 Kapitujt e Axhenda Për Shqipërinë të cilat do t’i nënshtrohen debatit publik deri në 28 Shkurt deri në formën përfundimtare!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here