Intervista/ Basha refuzon të përgjigjet se ç’do të bëjë nëse humb sërish zgjedhjet (video)

0
83

Ndonëse ka marrë një vendim personal për tu ulur në tryezën e marrëveshjes për reformën zgjedhore, Lulzim Basha ka refuzuar të përgjigjet se ç’do të ndodhë nëse rruga e përzgjedhur prej tij dështon.

Në të parën intervistë të gjatë të dhënë për ABC Nevs, që pasi opozita është ulur në tavolinë me socialistët, lideri demokrat ka treguar hartën e tij të rrugës: përfundimin e reformës në 15 mars, pastaj zgjedhje të parakohëshme (mundësisht edhe lolale në të njëjtën ditë) sipas kushteve të Bundestagut gjerman, që kërkon jo vetëm miratimin por edhe impementimin e reformës dhe së fundi një qeveri tranzitore si ajo e Maqedonisë, ku Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër.

Këtë të fundit Basha e ka përligjur me një lloj vistoje që ka marrë nga ndërkombëtarët për të zbatuar atë kriter të dokumentit të Kopenhagenit që kërkon “ndarjen e shtetit nga partite politike”.

Në fakt, i paraqitur në këtë mënyrë, aksioni i opzitës duket si një histori suksesi. Ai të lë përshtypjen sikur PD – LSI, dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale për të sensibilizuar ndërkombëtarët dhe shqiptarët dhe tani po arrijnë rregulla loje që do të sjellin zgjedhje të parakohsheme pa Ramën kryeministër.

Por, sado normale të paraqitet kjo rrugë shumë kritikë të Bashës ngrejnë pyetjen: A është ajo e mjaftë për tu përballur me një rregjim? A janë garanci zgjedhjet e parakoheshme, apo largimi i Ramës për vetëm tre muaj, për të zhbërë oktapodin kriminalo-oligarkiko-mediatik të kapjes shtatë vjeçare të shtetit?

Pra çështja themelore mbetet: A jep garanci Lulzim Basha se me strategjinë që ka zgjedhur do i bëjë të pamundur rilindjes grabitjen e votes?

Pikërisht nga kjo logjikë u nis edhe gazetarja Moza Koçiu kur i bëri pyetjen e thjeshtë: “Nëse fiton do të bëhesh kryeministër, po nëse humbet ç’do të bësh? A ka kuptim të thuash më vodhën prapë?

Kësaj pyetje nëse do të mbajë përgjegjësi për rrugën që zgjodhi në mënyrë personale Basha ka rrefuzuar ti përgjigjet (shiko videon në minutat 14 35 -15 25). Ai është futur në një labirinth piruetash se shqiptarët nuk interesohen për fatin e tij personal, se pyetje të tilla përbëjnë një flluckë që e shtrojnë njerëz me interesa të caktuara etj, duke iu shmangur një problemi principal: “A duhet të mbajë përgjegjësi një lider nëse e fut trupën e tij në një rrugë të gabuar”.

Nga mënyra se si i devijoi përgjigjes në intervistën për ABC Nevs, Basha i la të gjithë më dyshimin se pas zgjedhjeve të ardhshme, të parakohëshme ose jo, me Ramën kryeministër ose jo, aivmund të dalë sërish e të thotë: “Ma hodhën prapë, votat mi vodhën”./Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here