Standard.al

Ambasadori britanik: Reforma në drejtësi po ecën më ngadalë se çdokush do të mendonte

0

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në EuroNews, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, ka cilësuar të ngadaltë zbatimin e reformës në drejtësi.  Norman vlerësoi zhvillimet e fundit, si krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), por ai tha se: “Realiteti është se reforma po ecën më ngadalë se çdokush do të mendonte dhe kjo përfshin edhe ata që janë të përfshirë në të”.

Ambasadori britanik analizoi se “ngadalësia vjen si rezultat se reforma nuk është e lehtë, por që është shumë e rëndësishme të çohet deri në fund”. Zoti Norman ishte më direkt teksa tha se priste që “qeveria të qëndrojë e përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.