SATIRA! Rekordet e reja, Tahiri-Ramës: Edhe mua ma kalove!

0
120

Gjatë kohës që Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm i Shqipërisë, mbjellja dhe transporti i kanabisit drejt Europës dhe më gjerë shënoi kulmin më të madh. Ish-ministri u dallua për aksionin në Lazarat në vitin 2014 dhe të gjithë patë shpresa se nga kjo do vinin gjithnjë e më shumë rezultate pozitive.  Por krejt e kundërta rezultoi. Nga një zonë e vendit, kanabisi u kthye ne fenomen në të gjithë Shqipërinë. Në mediat ndërkombëtare flisnin çdo ditë për shifrat e mëdha të tonelatave me drogë që kapeshin, aq të mëdha ishin shifrat saqë kur sekuestrohej 1 ton cilësohej si thjesht një lajm dite

Pasi Tahiri iku, ‘nami’ nuk u zbeh, pasi në atë periudhë u shënuan të tjera rekorde negative. Por gjithsesi në shifra më të ulta.

Ndërkaq gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, Rai 3 transmetoi përmes një dokumentari afro 60 minutësh, me titullin ‘Narcotica’, hulumtime mbi trafikun e drogës në vend, si mafia shqiptare depërtonte me lehtësi në tregun evropian, përmes favorizimit nga politika shqiptare. 5 muaj më parë, prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregonte për Rai3, se një e treta e Shqipërisë ishte e mbjellë me kanabis.

Por në datën 27 janar media italiane i kushtoi një rëndësi të veçantë kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Reportazhi i RAI3 duke pohuar se kishte të dhëna nga një raport konfidencial i policisë cilësonte se kanabisi është rritur 12-fish se sa një vit më parë

Lidhur me këtë  te dhënë shqetësuese, mjeshtri i madh i karikaturës, Bujar Kapexhiu ka publikuar punimin e radhës, i cili godet fort. Në karikaturë duket Rama pranë televizorit që jep në sfond raportazhin e RAI 3 për kanabisin dhe Tahirin përballë kryeministrit që i pohon: Edhe mua ma kalove!

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here