Standard.al

Ish-ministri: Aq shqiptarë sa janë në burgje këtu, aq janë edhe jashtë vendit

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në emisionin “Opinion” një shifër tronditëse përsa i përket shqiptarëve që vuajnë dënimet në burgjet jashtë vendit.

Sipas tij janë rreth 5 mijë shqiptarë nëpër burgjet jashtë Shqipërisë për vepra të ndryshme penale, kryesisht në Itali dhe Greqi ndërkaq në Shqipëri në burgje janë aktualisht rreth 5800 persona.

“Diku tek 5 mijë shtetas shqiptarë janë në burgje jashtë Shqipërisë. 5800 i kemi në burgjet në Shqipëri. Në Greqi dhe Itali kemi shumicën e shqiptarëve, rreth 2 mijë për secilin shtet. Pastaj Anglia dhe Gjermania, vonë ka dalë Holanda”, tha ai.

Manjani theksoi se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht të fokusuara në trafikun e drogës dhe ajo gjë që ata kanë karakteristike është dhuna që ata përdorin.

“Për të hyrë në tregje informale, siç është tregtia e drogës, sigurisht do të hysh me agresivitet, kjo është specifika pse shqiptarët bëhen të rrezikshëm.

Ka dhe një mendjelehtësi mes nesh, që ku ka punë me lekë ne nuk pyesim. Kjo është tipologjia e shqiptarëve dhe këtë analizë e kishin bërë britanikët. Kjo është pak a shumë arsyeja pse ky lloj krimi, trafiku i drogës, në vitit e fundit është mbizotërues. Ky trafik funksionon në shtete me popullsi të madhe. Shqipëria është vend tranzit. Synohen tregje të ngritura. Aty krijohen dhe paratë e mëdha”, u shpreh ish-ministri Ylli Manjani. /Opinion.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.