Denoncon gazetarja: 10 mijë përgjime në resortin ku u mbajt peng Jan Prenga, mes tyre ministra e deputetë…

0
126

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala, e ftuar në Opinion, ka treguar se në resortin Golden në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.

“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.

“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare  dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës. Ky është personi që ka financuar lëndën pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, shtoi Lala.

Ndërkohë për të kërkuarin Gentian Doçi, që njihet dhe si biznesmen gazetari Artan Hoxha tha: “Këta nuk janë ngatërruar asnjë herë në pazare politike. Të gjithë i dinin në Shkodër, por nuk ngatërroheshin me politikën. Ndaj kanë mbijetuar kaq shumë”.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here