Standard.al

Antishpifja/ Shehi i kthehet keq Ramës: Shkeli në dërrasë të kalbur, po i mbyll gojën medias me kërcënime

0

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Edi Rama këtë herë ka shkelur në dërrasë të kalbur dhe se edhe ndërkombëtarët e kuptuan këtë, prandaj ai u tërhoq.

Sipas Shehit, Rama pasi nuk ia arriti me ligj, kërkon të imponohet me metoda tipike shqiptare, si kërcënimi.

Edi Rama do që të marrë edhe mediat. Për shkak të teknologjisë, u krijuan media të reja dhe Rama nuk do këto lajme. Edi Rama ka punësuar 50 veta në kryeministri, ka televizion privat, Bashkia Tiranë ka nja 100 ushtarë, kanë bërë propagandë. Rama donte ta mbyllte edhe këtë hapësirë që ka mbetur. Edi Rama thotë e bëj me metodë shqiptare, me kërcënime, me lloj-lloj metodash.

Rama duke bërë xhiron ndërkombëtare, ka kuptuar se “zullumqarët e Tiranës” mund t’i shkelë me këmbë. Thotë nuk iu prish hatrin ndërkombëtarëve dhe e bëj sipas metodës shqiptare. Edi Rama do të kontrollojë PPP, gjithçka, do të kontrollojë edhe mediat. Rama po vepron me oportunizëmKy shkeli në një dërrasë të kalbur, e gjykuan të huajt dhe prandaj po e bën me metodë shqiptareKy rrëshqiti përpara ndërkombëtarëve”, u shpreh Shehi.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.