Të harruar nga shteti! Tetraplegjikët: Kryetarët e shoqatave pajtohen me benefite

0
121

 

Bajram Shkreta nënkryetar i shoqatës së tetraplegjikëve dega Tiranë, në një intervistë për Fax News, foli në lidhje me problemet që has nga shteti dhe nga krijimi i shumë shoqatave, që sipas tij janë përçarë dhe mundohen të marrin fonde.

“Organizatat tona që janë krijuar më duken butafori. Nuk është e mundur që shoqatat të jenë të ndara, kush nuk i ka këmbët fare, kush ka lindur i paralizuar apo kush është vrarë në punë apo jashtë pune.

Një thupër thyhet kollaj, dhjetë thupra me vështirësi. Ne kemi bërë shumë shoqata. Në momentin që dikush mërzitet me një shoqatë ndërton vetë një shoqatë.

Po të ishin shoqatat në pozitatat e veta do të ecte shoqata për hallet tona. Në Kukës nuk kanë karroca për të parë dritën e diellit. Nuk e di numrin e shoqatave, por pajtohen kryetarët e shoqatave me benefite dhe e mbajnë peng atë shoqatë dhe dalin kur duan vetë. Nuk janë mbyllura po janë përçarë.

Sot është data 28 ne do të marrim lekët, na kanë plas në një postë në Allias që nuk shihet asgjë. Nuk ndahen në moment, njerëzit janë në rrudhë.

Më e keqja është që na bëjnë është përbuzja sikur me japin mëshirë. Kam punuar 31 vjet. Kjo nuk është lëmoshë është ajo që më takon.

Vuajmë edhe diskriminimin. Ne do të korrigjohemi vetëm nëse bëhemi një dhe të dalim të gjithë bashkë të rrahim mendimet. Ndihma nga shteti për mua është zero! Çdo gjë i kam nga miqtë e mi, asgjë nga shteti.

Të ishte për mua thirrja e parë do të ishte të çrregjistrojë të gjithë shoqatat spekulante në vend dhe leje këtë shtresë pa shoqata dhe kujdesu vetë.

Nëse i jep tagrin dikujt për të krijuar shoqatë, skanoje tamam se nuk e ka qëllimin.”– u shpreh Shkreta.

Save

Share

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here