Rikthehet makthi nga gripi i derrit, nëntë personave humbin jetën. Viktima e fundit një foshnje 11 muajshe

0
124

Gripi i tmerrshëm H1N1, i njohur si gripi i derrave, është rikthyer sërish duke i marrë jetën nëntë personave në Rumani, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Bartshme në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Rumani.

Viktima më e fundit ishte njq foshnje 11 muajshe, ndërsa deri dje ndërruan jetë një grua 65-vjeçare me histori sëmundjeje dhe një burrë 46-vjeçar.

Por çfarë është gripi H1N1?

Gripi H1N1, i njohur si gripi i derrave, është i përbërë nga pjesëza të vogla, të cilat mund të përhapen nëpërmjet sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose tështini.

Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus, nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyre atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen.

MË MBRON MASKA? 

Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.

CILAT JANË SIMPTOMAT? 

Disa nga simptomat janë temperaturë, kollë, frymëmarrje e shpeshtë dhe e rënduar. Disa të tjera mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, tështima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.

ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË MBROJTUR VETEN DHE TË TJERËT NGA GRIPI?

Gjëja më ë mirë është higjiena personale, kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni. Kur kolliteni apo tështini kujtoni rregullat e higjenës. Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.
Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here