Standard.al

Njëra më e bukur se tjetra, njihuni me vajzat super yje të VIP-ave shqiptar

0

Artistët duke qenë shumë të famshëm shpeshherë vihen në fokusin e mediave edhe për jetën e tyre private, familjen e fëmijët. Disa prej tyre i kanë prezantuar tashmë fëmijët me publikun dhe ata kanë marrë tashmë famë po aq sa edhe prindërit.

Marina

Marina është vajza e këngëtares së mirënjohur dhe shumë të dashur, Eli Farës.Ajo është gjithashtu shumë e famshme dhe është komentuar shpesh në portale për fotot që publikon në Instagram në të cilat shfaqet në formë dhe e kuruar.

Rosana dhe Gjystja

Rosana është vajza e këngëtares Gjyste Vulaj. Ajo jo vetëm është shumë bukuroshe, por ka edhe shumë stil në të veshur, ashtu si e ëma. Rosana gjithashtu është vendosur shpesh në fokusin e mediave.

Irsin

Irsin është vajza e kampiones së bodybuilding, Dorina Memës. Irsin dhe Dorina kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta dhe pozojnë shpeshherë bashkë.

Ajo që vihet re është se nënë e bijë kanë të dyja shumë shije në veshje.

Anxhelina është vajza e këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonaj. Në fakt Anxhelinën e njihni të gjithë pasi ajo është këngëtare e famshme dhe një nga vajzat më të ndjekura në Instagram.

Anxhelina

Anxhelina prej vitesh jeton në SHBA dhe së shpejti do rikthehet në muzikë me këngë të reja.

Kejda, vajza e Majlinda Bregut është gjithashtu shumë e famshme.

Kejda

Kejda është shumë bukuroshe dhe është kthyer në një blogere me profilin e saj në Instagram ku me stilin e saj frymëzon shumë vajza të reja.

Benina është vajza e Ornela Bregut. Ajo është shumë bukuroshe, por paksa e tërhequr nga jeta publike. Benina preferon ta jetojë jetën në privatësi por pavarësisht kësaj ka qenë shpesh në fokus të mediave.

Megi

Megi është vajza e këngëtares shumë të dashur, Manjola Nallbanit. Ajo që vihet re është bukuria e Megit e trashëguar padyshim nga e ëma. Megi është krahasuar shpesh me aktoren hollivudiane Megan Fox.

Elisa është vajza e ish-Missit dhe këngëtares Ermiona Lekbello. Ashtu si mami, edhe Elisa është një vajzë me tipare shumë të bukura.

Elisa

Elisa dhe Ermiona kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta me njëra-tjetrën dhe së bashku kanë qenë të ftuara edhe në programe televizive.

Keisi është vajza e këngëtarit Sabiani. Ajo është shumë e famshme si modele dhe së fundmi edhe si këngëtare. Keisi është komentuar shpesh për format fizike dhe bukurinë e saj./Xing.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.