Nën hetim për videon me kokainë, Lefter Alla në Prokurorinë e Tiranës

0
102

Pasi u thirr nga SPAK, kryebashkiaku i Bulqizës ka mbërritur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk dihen ende arsyet pse sot Lefter Alla është paraqitur në këtë Prokurori, pasi hetimet tashmë për videon ku pretendohet se ai është duke pirë kokainë e ka në dorë nga SPAK.

Po ashtu Lefer Alla shoqërohet dhe nga avokati i tij Bledar Meminaj. Në fakt Alla ka paralajmëruar që do të padisë ish- deputetin e PD Ervin Salianjin. Kryebashkiaku i Bulqizës pretendon se video ku pretendohet se pi kokainë është montazh i PD në bashkëpunim me një televizion lokal në Bulqizë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here