Standard.al

Manjani: Dosjen 184 e ka shkatërruar ai/ajo që i dha medias materialet audio-përgjimit…

0

Pasi u mësua se dosja 184 u mbajt që nga korriku i viti që lamë pas, në sirtaret e organit të akuzës së Dibrës, prokuroria e këtij qyteti ia ka dërguar SPAK-ut dosjen. Por ditën e djeshme SPAK vendosi të shpallë moskompetencën, duke mos pranuar asnjë akt hetimor për të dhe ka vendosur ridërgimin e dosjes në Dibër, edhe pse kjo e fundit kishte shpallur moskompetencën para 5 ditësh, më 22 janar. Për këte ka reaguar edhe ish ministri i drejtesise, Ylli Manjani nepermjet nje postimi ne Facebook.

Postimi i plote

Dosjen 184 e ka shkatërruar ai/ajo që i dha medias materialet audio-përgjimit.

Pa asnjë dyshim që është kështu!

Por nuk është faji i medias, dmth i BILD! Absolutisht jo! Përgjegjësia duhet kërkuar tek ai/ajo që i ofroi materialet për publikim.

Nxjerrja në publik praktikisht e shkatërroi mundësinë për hetim profesional. Ndaj sot prokuroria e gjykata, cilado qoftë, nuk ka ça të bëjë.

As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më!

Pyetja reale mbi këtë çështje është kush në Prokurorinë e Përgjitshme ose Ministrinë e Brendshme (ty dyja kanë akses në serverin e përgjimeve) e ka bërë këtë gjë?!

Hetimi që u çel për këtë gjë, nuk dëgjuam të kishte ndonjë rezultat. Zakonisht kur has sharra në gozhdë, kështu ndodh…

Logjika ta do që nxjerrjen e audio-përfjimeve në publik ta ketë bërë dikush, që ka dashur ti “mbrojë ligjërisht” qoftë edhe duke i sulmuar publikisht personazhet e rënë në grackën e përgjimeve.

Këtë bindje kam duke patur parasysh mënyrën sesi funksionon teknikisht procedura e përgjimeve, por edhe interesat e palëve në këtë proces.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.