Standard.al

FOTO/ Mbretëresha Elizabeth zëvëndëson menjëherë Meghan Markle

0

Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do të jenë më në krah të princ Williamit dhe Kate në angazhimet zyrtare.

Tashmë zëvëndësuesja e Dukeshës së Sussex Megham Markle është gjetur.

Mbretëresha Elizabeth e ka zëvëndësuar Meghanin me gruan e djalit të saj të vogël Eduart, Sophie e Wessex 55 vjeç.

Sophie është parë shpesh këto kohë duke e shoqëruar sovranen me makinë, madje udhëtimi i saj i fundit me të ishte gjatë festave të Krishtlindjeve.

Sophie njihet si një grua e thjeshtë e dashur dhe e përkushtuar.

Vitin e kaluar ajo së bashku me aktoren e njohur Angelina Jolie u bë një zë i fortë për gratë që i mbijetuan dhunës seksuale në zonat e luftës.

Gjithashtu ajo ka dhe mbështetjen e shtypit britanik.

Sophie para se të bëhet gruaja e Eduartit që është fëmija i katërt i mbretëreshës Elisabeth dhe Filipit ishte protogoniste e disa skandale duke nisur që nga fotot toples të saj deri tek emërtimet e tmerrshme .

Por më pas ajo ndryshoi tërësishtë rrjedhen e jetës së saj duke ju përshtatur familjes mbretërore si dhe arriti ti fitoj zemrën mbretëreshës.

Ndërsa Meghan Markle po shijon jetën e saj të re në Kanada së bashku me bashkëshortin Princ dhe djalin e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.