Flet psikologia: Pasojat psikologjike të tërmetit do t’i ndjejmë në shkurt dhe në mars

0
164

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, studioja e emisionit “Arena” në RTV Ora, shprehet se pas goditjeve të tërmetit është normale vala e panikut.

Por, sipas saj, do të jetë muaji shkurt dhe mars ku do të shihen pasojat reale të tërmetit në psikologjinë e personave.

Valbona TreskaDitët e para të tërmetit ishte më shumë vala e panikut, ndërkohë ne pasojat e tërmetit do t’i ndjejmë në shkurt dhe në mars, atëherë kur ne mund të diagnostifikojmë pasojat e tërmetit nëse flasim për post-traumë. Ishte shumë shpejt në fillim që të kishim problematike të shfaqura reale. Momenti i parë ishte moment paniku. 

Treska gjithashtu përmendi se psikologët janë duke punuar në terren me personat e prekur nga tërmeti. Ajo tha se ka persona të cilët nuk futen në banesat e tyre nga frika, edhe pse këto të fundit janë shpallur të sigurta.

Valbona TreskaKëtë periudhë kemi filluar edhe me psikologët që punojnë në terren të diagnostifikojmë personat që kanë pasur probleme në vazhdimësi. Tërmeti i mbrëmshëm është një alarm për të gjithë dhe e riaktivizon të gjithë sistemin tonë dhe është krejt normale. Na u deshën ditë të futemi te rutina jonë e përditshme, pasi edhe rutina është e shëndetshme psikologjikisht për individin. Nëse gjatë kësaj kohe flet për tërmetin dhe ke një goditje, e riaktivizon menjëherë të gjithë sistemin. Ky është reagim normal. Kemi individë që nuk janë rikthyer akoma në banesë, pasi nuk janë të sigurt. Te këta njerëz jemi prezentë si psikologë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here