Dalin dokumentat, PD: Kampusi Universitar do të jepet me PPP, pas aferës qëndron Erion Veliaj

0
113

PD publikon vendimin e Këshillit të Ministrave i cili është botuar në Fletoren Zyrtare ku për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës është ngarkuar Bashkia e Tiranës për administrimin e procedrave për dhënien me koncesion/PPP.

PD bën me dije se mbrapa prishjes së godinave në Qytetin Studenti kishte një aferë korruptive, dhe mbas saj fshihet pikërisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Po ashtu Bashkia e Tiranës është kontraktuar për administrimin e procedurave dhe për godinën e Universitetit të Arteve si dhe për korpusin e Policisë së Shtetit të cilat gjithashtu do të jepen me koncesion PPP.

 

  • foto galeri

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!
Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!

Qff

(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here