“As SPAK s’ka çfarë bëjë më!”, Manjani ngre pikëpyetje të forta për dosjen 184: Kush e nxori audio-përgjimin për Dibrën?!

0
123

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në Facebook për vendimin e SPAK për të kthyer dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër, duke deklaruar se faji është i atij që ka nxjerrë materialet e audio-përgjimit.

Manjani shton se nxjerrja në publik praktikisht e këtyre përgjimeve e shkatërroi mundësinë për hetim profesional. Mes të tjerash ai theksoi se: “Ndaj sot prokuroria e gjykata, cilado qoftë, nuk ka ça të bëjë. As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më!”.

REAGIMI I MANJANIT
Dosjen 184 e ka shkatërruar ai/ajo që i dha medias materialet audio-përgjimit.
Pa asnjë dyshim që është kështu!
Por nuk është faji i medias, dmth i BILD! Absolutisht jo! Përgjegjësia duhet kërkuar tek ai/ajo që i ofroi materialet për publikim.

Nxjerrja në publik praktikisht e shkatërroi mundësinë për hetim profesional. Ndaj sot prokuroria e gjykata, cilado qoftë, nuk ka ça të bëjë.

As SPAK nuk ka ç’ti bëjë më!
Pyetja reale mbi këtë çështje është kush në Prokurorinë e Përgjithshme ose Ministrinë e Brendshme (ty dyja kanë akses në serverin e përgjimeve) e ka bërë këtë gjë?! Hetimi që u çel për këtë gjë, nuk dëgjuam të kishte ndonjë rezultat. Zakonisht kur has sharra në gozhdë, kështu ndodh…
Logjika ta do që nxjerrjen e audio-përgjimeve në publik ta ketë bërë dikush, që ka dashur ti “mbrojë ligjërisht” qoftë edhe duke i sulmuar publikisht personazhet e rënë në grackën e përgjimeve.

Këtë bindje kam duke patur parasysh mënyrën se si funksionon teknikisht procedura e përgjimeve, por edhe interesat e palëve në këtë proces.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here