Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Si e gjeti Ditmir Bushati rrugën e Zotit ! dhe Shqipëria me...

Si e gjeti Ditmir Bushati rrugën e Zotit ! dhe Shqipëria me tre ministra të jashtëm

0
125

 

Tanimë Shqiperia ka tre ministra të jashtem në OSBE një de jure, të gjatë e me mjekerr që është Edi Rama, një defakto që është gjeniu i shkurorezuar Gent Cakaj dhe një prej se verteti nga derë e Bushtalive, të cilit me gjasë i është bë gjaku hirrë Ditmir Bushati i emeruar nga Kryeministri i zënë ngusht në atë organizatë!

Tani Cakaj ka per detyrë të merret me biletat e Bushatit, hotelin, dietat ku gjithe mllefin e poshterimin mund ta nxjerre tek yjet e hoteleve dhe tek kompanite ajrore! Por ketu poshterimi ka tre shkallë ! Rama u poshterua nga trupa drejtuese e OSBE që nuk i pranuan Cakajn, Bushati nga Rama se u ngasherye, qau në preherin e tij, bëri autokritike dhe e pranoi menjeherë detyren e re e bashke me të mori buzeqeshjen  e Elises, të Sandrit dhe një shtrengim duarsh prej babaxhani nga shoku Ulsi!

Liderit i shijojnë shumë udhetimet e kthimit të djemve plangëprishes !! Ndersa “gjeniu” u shnjerzua dhe sikur i kaloi persiper një traktor sepse mbi të ranë tre mynxyra, një nga OSBE, një nga Rama dhe ajo që peshon e dhemb më teper shnderrimi i tij në sekretar i Bushatit!! Pos Karageges Bushatlitë e tjerë ndonëse një derë e madhe në aleancë konstante me botën e maleve me ata që Fishta i therriste “lekët” tentuan të bënin kryengritje të cilat përfundonin me ngashërim pasa Sulltanit i cili më pas i falte dhe u jepte nga një gradë! Kështu në përmasa më groteske i ndodhi Ditmirit!

Në fillim Sulltani ynë që ju shtoftë ymri e bëri vezir pastaj e shkarkoi dhe e la një çaush të thjeshtë të Rilindjes! U mërzit evlati ! Faj nuk kishte se ai i gjori dëme vendit të tij nuk i kishte bërë! Gjuhet i fliste, inteligjence dhe cinizem per te mos bëre gabime kishte por trimeri asnjeherë! Ditën që vendosi të tregojë krenarinë e birit të zemeruar me të anë dhe nuk hypi në makinen e Rames në shkallet e ministrisë kur në altarin e diplomacise shuguruan Gent Cakajn mori një teposhte që dukej pakthim!

Qysh atij sahati nga diplomat filloi te komunikonte si poet i diplomacise me metafora prifterinjesh te tipit “vogliamoci bene”  komtarisht, me nuanca e zukama të cilat hanin interpretim me uzdajen se zemra e liderit do te qullej e thyhej një ditë teksa benjamini i tij hallakatei dilemash! Qe dimer, ftohtë, stine vetmie, askush nuk i fliste, te gjithë i iknin si djalli temjanit Sandri bënte sikur se njihte, mamica e perbuzte oh çfarë lengate e tmerri i provoi  xhani e panë sytë ! Por një ditë Lideri ferman leshoi ! Nxirrmani  në kongres aty ku do kaloj unë ti jap doren ! Dhe llaf i tij si fjale perendie u bë realitet! Asaj ujdhese ku shefi i Rilindjes ngjatetoi Driton një si shtjellë ajri  a vegim u ndal mbi këtë të fundit! Vetmia u zbeh, shikimet u kthyen, Pershendetjet po e po ! Ndersa ish ministri i ndali të gjitha cicerimat te cilat mund ta merzisnin të madhin! Nga ferri u ngjit perseri në purgator i ulur në cepin e shpresës së mirë !!

Një ditë hy në një kafe dhe në nje qoshe me kapen sytë ish ministrin per te cilin kisha dhe kam nje fare simpatie kur e krahasoj me ata biçimer qe janë ministra sot ! Pata dileme të madhe ti flas mos ti flas duke ditur se çfarë e gjeti Klosin e gjorë kur u takua me xhymertin Fahro në mbledhjen e kryesisë! Por se shmangja dot ! Ministri me pa ftohtë i bindur që edhe muret kanë sy e veshë teksa lutej me vete ishalla nuk ulet  ! Por u ula pa pritur ftesë per ta torturuar pak ! Po si je more qerrata i thashë ? Ai nuk mu gjegj por menjehere tha  rrofte Edi Rama poshte Lulzim Bash pastaj vazhdoi aha opozita ska gjë në terezi keshtu po demton interesat e vendit , Rama merr edhe nja dy mandate te paqta e trashi zerin ! Nuk po u besoja syve dhe vesheve! Befasia me beri meit ! Ti tha ke shpifur per komandantin   e legjionit te nderit , ke  merzitur me qyfyret e tua edhe shoqen Elise nje nga kuadrot me te vyer te Rilindjes! Miku yt Mark Marku lendoi shokun Musa një hero të gazetarisë socialiste dhe të partisë tone ! Po kaq ke abuzuar me shokun Damian te cilit ska çfarë i ha miu pas darke nga varferia! I ke thyer zemren vete shiqes Etilde me rromuzet e tua plot helm!

Ti i ke shtuar rrudhat e veremin shoqes Kumbaro me komentet e tua, ti ke perfolur Erjon Braçen bilbilgjyzarin e partise sone vertete trupshkurter po me mendime te larta, ti ke bere insinuata per Ahmetajn qe Kryetari yne e caktoi minister te rindertimit i cili jeton si françeskan me moton paqe e miresi, ti i ke venë nominimin  patetik e folklor Pandit tone fjale e te cilit ngjyroset me urtine dhe gurren popullore, me bojen e flokeve te Ragip Sulit je marre qe të rënshin te tutë dhe u befsh tullac, m’i numeroi te gjitha teksa rrasej ende më në setren e tij qe te mos dukej.

Olgertes qe po sakrifikohet per shendetin publik i ke cenuar shëndetin personal me ato palo tallje !Menduat  ju tha se u bera hasem me Ramen e? Kaq ta beni dhembin se nuk do ja mberrini kurre asaj dite vikati se ate e dua me shume se veten ! Aq sa ndahet kepuca nga kemba aq ndahemi ne nga ai ! Ne jemi kepucet me te cilat a i pershkon rruget e se ardhmes per te dizenjuar Shqiperine qe duam ! Nuk me la kohe ta uroja per detyren e re teksa si mitraloz qelloi mbi mua nja njeqind parulla pro Rames dhe Rilindjes ! U ngrita pasi shqiptova tre here here thirrjen urraaaa urraaaa urraaaaa! Mendova se  delja e humbur e paska gjetur grigjen e vet domethene rrugen e Zotit per tek i Zoti !! Autokritika e Ditmirit duket se ka qëne e thellë e sinqerte, e kalitur ne kudhren e kohes ! Rama e di qe Ditmiri nuk gabon me por edhe Bushati tanime i dlirur nga pezmi i mekatit e di se gabimi eshte me i rende se krimi siç thoshte Tajerani ndaj ska per ti bere kurre asnjerin !!/panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here