Presidenti Meta dekoron ish-futbollistin Genc Tomori në 60-vjetorin e lindjes me titullin “Mjeshtër i Madh”

0
156

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot ish-futbollistin e njohur, Genc Tomori me titullin “Mjeshtër i Madh”. Dekorimi u bë me motivacionin, “Në shenjë vlerësimi për pasionin dhe kontributin e spikatur si trajner e futbollist i ekipit Partizani dhe atij Kombëtar, i dalluar për aftësitë e tij në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave, si edhe drejtues i përkushtuar dhe i respektuar nga opinioni sportiv”.

 

Postimi i plote

Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.
I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës. ??⚽

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here