Panariti: Foshnjat mund të jenë në rrezik! AKU duhet të bllokojë urgjentisht sasinë e qumështit pluhur…

0
123

Nga Edmond Panariti.

AKU duhet të bllokojë urgjentisht të gjithë sasinë e qumështit pluhur, formula për bebe, i cili me shumë mundësi u mori jetën dy foshnjave në Berat. Menjëherë dhe tani!

Drejtori i AKU-së të dalë në konferencë për shtyp për të bërë publike masat e bllokimit të produktit dhe të urdhërojë tërheqjen nga tregu të gjithë sasisë së qumështit për bebe nga firma, që e ka prodhuar.

T’u bëhet thirrje të gjitha familjeve që mund të kenë përfituar nga shpërndarja e këtij qumështi, që ta dorëzojnë atë te autoritetet.

Të pritet përfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike për këtë ngarkesë! Qindra foshnje mund të jenë në rrezik!

Të fillojë një kontroll masiv analitik i qumështit formulë për fëmijë në tregjet tona. Nuk është shaka! Shikoni studimin e një viti më parë të kryer në Amerikë për ushqimet e fëmijëve. Rreziku është real.

https://www.nbcnews.com/news/amp/ncna1068306?fbclid=IwAR0Mc1ffbDFjFINTZ9mekPtSwnix9qA0L_TPP6WOhODqly7bPyYLLtsdNV0

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here