Matematika e virusit….

0
117

Nga Klodian Tomorri

Pesë ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi të mos shpallë gjendjen e Emergjencës Shëndetësore Publike në rrafsh ndërkombëtar duke e cilësuar të moderuar riskun global të Coronavirusit. Por dje, pranoi se mund të ketë gabuar në vlerësim.

Përmes një raporti zyrtar, OBSH deklaroi një ditë më parë se risku i coronavirusit është shumë i lartë në Kinë, i lartë në nivel rajonal dhe i lartë në shkallë globale. Me gjasa, gjendja e emergjencës mund të shpallet nga momenti në moment.

Tre ditët e fundit, virusi po shfaq një tendencë shqetësuese përhapje me numrin e të infektuarëve që dyfishohet në çdo 24 orë. Nëse ky trend vazhdon, njerëzimi ka një problem serioz. PSE?

Kur një numër dyfishohet çdo ditë, matematikisht kemi të bëjmë me një progresion gjeometrik me faktor të përbashkët 2. Formula që jep shumën e progresionit gjeometrik është si më poshtë:

Sn =a+a⋅r+a⋅r2+⋯+a⋅r^n−2+a⋅r^n−1 ku:

Sn=shuma

a= është termi i parë, në këtë rast =1

r= faktori i përbashkët, në këtë rast =2

^ = shenja e fuqisë se fb s’ta jep luksin e shenjave

n= nr i termave, në këtë rast numri i ditëve deri tek vaksina

Çfarë thotë formula e mësiperme?

Nëse numri i të prekurve rritet me një faktor 1.2 në ditë, pra (r=1.2), dhe vaksina shpiket pas 20 ditësh (n=20), atëherë numri i të prekurve do të jetë më pak se 20 mijë vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here