Hetimi i krimit elektoral ishte prova e së vërtetës! SPAK u rrëzua në të parën përballje me qeverinë

0
88

Lidhur me zhvendosje e dosjes 184 në prokurorinë e Dibrës, ka reaguar edhe nën kryetari i LSI Petrit Vasili.

Në një statuas në Facebook Vasili shprehet se e kishte parashikuar se SPAK do rrëzohej në të parën provë përballje me qeverinë dhe se u vërtetua edhe këtë herë se Rilindja ka kapur nga të gjitha anët drejtësinë.

Postimi i plotë:

Ne 29 dhjetor 2019 ne nje shenim ne FB pata shkruar se testi per SPAK eshte hetimi i krimit elektoral si nena e kriminalizimit dhe kapjes se shtetit.

Sot SPAK nuk mori persiper dosjen 184 te krimit zgjedhor ne Diber, ku del qarte Kryeministri,Ministra,Deputete dhe Drejtore gjithfaresh, qe vjedhin vota te bere njesh me kriminelet.

Ndaj entuziazmi per SPAK u fik pa lindur mire.

SPAK u rrezua ne te paren prove perballje me qeverine.

Konsensusi politik per SPAK u shkaterrua nga kapja kriminale e drejtesise nga rilindja.

P.s.Lexoni te nderuar miq edhe statusin e 29 dhjetorit.

…………………………………………

Krimi zgjedhor,pas dosjeve184 dhe 339, tani edhe Zogu e Dajana, ç’pret SPAK ??

Blerja e votave eshte themeli i shkaterrimit dhe kapjes se shtetit ligjor.

Blerja e votave eshte mburoja politike e korrupsionit pa fre.

Blerja e votave blen drejtesine dhe mbron kriminelet me pushtet.

Ne pergjimet e fundit del qarte se si 30 qershori ishte nje kellire politike dhe pergjimet e te famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanes vertetojne sheshit blerjen e neveritshme te votes per te legjitimuar votimet moniste te Edi Rames.

Te vertetat jane sheshit,jane publike,po bubullojne dhe njeherazi me to dita dites po shperbehet e po shkretohet Shqiperia sepse qeverisin hajdutet e kriminelet e votave ne pushtet deri ne krye te qeverise e te parlamentit.

Krimi elektoral ku eshte vertetuar se qe nga Kryeministri e deri tek ministrat,deputete,drejtore,
shefa policie etj jane provuar nga pergjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore te tij,duhet te hetohen nga SPAK-u sepse eshte objekt i SPAK-ut, ndryshe cdo fjale eshte demagogji boshe.

Ne se SPAK i ben bisht hetimit te krimit elektoral qeveritar ashtu sic beri prokuroria e Arta Markut, qe i coi dosjet ne Diber, kujt i duhet më ky SPAK?

Nje SPAK qe do ti shmanget ceshtjes me kritike ne Shqiperi ku qeveria dhe krimi te bera njesh grabisin voten me para e kercenime gjithfaresh pushtetin e qytetareve, eshte nje SPAK, qe vdes pa lindur ende.

Hetimi i krimit elektoral eshte prova e te vertetes per SPAK per te ndare ne se ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e rilindjes.

Populli nuk do ta lejoje,por populli po vezhgon me zemerim shperthyes edhe “drejtesine e re” dhe SPAK-un se si po vepron ajo dhe a do te jene zbatuese te kushtetutes dhe ligjit apo do te jene masha ne duart e Edi Rames dhe rilindjes dhe do te zbatojne ligjin e kusareve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here