Harron kushtet e Bundestagut! Balla i sigurt: Negociatat do te hapen…

0
134

Balla i njohur ndryshe si nder me besniket e Rames ka shkuar te flase per hapjen e negociatave me europarlamentaret. Balla harron kushtet e Bundestagut, por me sigurine e madhe qe e karakterizon ne cdo dalje publike dhe jo vetem ai thote negociatat do te hapen

Reagimi i plotë:

Filluam sot një ditë intensive në Parlamentin Europian ku takimi i parë ishte me Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos. Gjithashtu më pas u takova edhe me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.

Për të rikonfirmuar këtë qëndrim të legjislativit europian, Presidenti i Parlamentit David Sassoli ka ftuar sot pasdite në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sëbashku me drejtues të vetë Parlamentit Europian, në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor – Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.

Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

Por pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të shuar divergjencat mes vendeve anëtare. Edhe pse historia e BE ka dëshmuar se zgjerimi e ka forcuar dhe i ka dhënë energji Bashkimit Europian.

Megjithatë, r

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here