Besa Shahini luan ‘bllofin’, Majlinda Keta e nxjerr zbuluar: Ministria nuk na ka sjellë asnjë shkresë për refuzimin e Lleshajt

0
87

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, u shpreh pak ditë më parë se zgjedhja e pedagogut Llesh Lleshaj në bordin e Universitetit të Tiranës, nuk mund të pranohej, pasi sipas saj e pengonte fakti që ishte pedagog i brendshëm.

Por të kundërtën e saj, deklaron sot kryetarja e Komisionit Institucional të zgjedhjeve në Universitete, Majlinda Keta, e cila thotë se votimi i Lleshajt, nuk cënon asnjë referencë ligjore.

“Deklarata e mosaprovimit të fituesit nga ana e Ministrisë së Arsimit, që mori më shumë vota nga studentët, qe një gabim për Komisionin Institucioonal të Zgjedhjeve, pasi procesii votimit ka kohë që ka përunduar.

Parimisht kishim pritur që pedagogu Lleshaj të shpallej fitues i këtij procesi, dhe të ishte përfaqësues i studentëve në bordin e universiteteve, si zbatim i paktin për Universitetin. Kandidimi i profesor Lleshajt është bërë në bazë të të gjitha kritereve, nuk ka qenë i përjashtuar asnjë rast kandidimi i pedagogëve të brendshëm.

E ritheksoj edhe njëherë që nuk ka asnjë referencë juridike, për ndalimin e pedagogëve të brendshëm që të kandidonin, edhe në rast se do të ishte kjo, Ministria duhet ta kishte thënë këtë përpara se të mbaheshin zgjedhjet.

Kjo është një tregues i vakumeve ligjore që ka ligji për arsimin e lartë. Edhe në momentet që ne flasim nuk kemi një shkresë nga ana e Ministrisë së Arsimit, që nuk njeh personin e zgjedhur nga studentët.

Ne nuk bëhemi as shkak për mbrojtjen e zotit Lleshaj, pasi nuk kemi ende një shkresë që të deklarojë qartë refuzimin e tij. Diferenca e zotit Lleshaj me të tjerët (Denada Toçe dhe Flor Binaj) ka qenë shumë e dukshme, dhe Ministria realisht nuk kishte asnjë shans që të ndryshonte këtë qendrim”, u shpreh Keta.

Ndërkohë që lidhur me zgjedhjet që po përgatiten të mbahen në UT, Keta u shpreh se ajo pret që të ketë një transparencë sa më maksimale, dhe të gjithë të zgjedhurit të japin sa më shumë llogari për punën që kanë kryer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here