Standard.al

Videoja e djaloshit që refuzoi fanellën e Juventusit po bën xhiron e rrjetit: Është skuadër m*ti…

0

Mbrëmjen e kaluar Napoli shkëlqeu ndaj Juventusit me rezultatin 2-1, duke u rikthyer kështu te rezultatet pozitive ndërsa golat u shënuar nga Zielinski dhe Insigne të cilët zhvlerësuan rrjetën e Ronaldos në fundin e ndeshjes.

Por nuk u komentua më shumë ndeshja se sa një gjest i cili mori vëmendjen maksimale i bërë nga një djalosh i vogël që shoqëronte lojtarët e Napolit në fillim të ndeshjes, i cili refuzoi fanellën e Juventusit.

Ai është një tifoz i zjarrtë i Napolit, por i duhej të vishte fanellën bardhezi për të shoqëruar futbollistët napoletanë. Video u bë virale në internet, por djaloshi i vogël nuk ndalet me injorimin ndaj Juventusit. Pas ndeshjes, një gazetar e ka pyetur  rreth gjestit të tij të bërë para ndeshjes, ndërsa ai vazhdoi me të tijën.

“Kam bërë një gjest që për Napolin është i mrekulleshëm, Juventusi është një skuadër m*ti”, tha djaloshi.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.