Tërmeti 3.6 ballë/ Sizmologu Duni: Ishte paslëkundje, nuk do të ketë më të fortë…

0
91

Sizmologu Llambro Duni qetësoi qytetarët për tërmetin e regjistruar në orën 02:40 të natës së kaluar, me magnitudë 3.6 të shkallës rihter, duke rikthyer panikun.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu Duni tha se lëkundja e mbrëmjes së kaluar është në kuadër të paslëkundjeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Sipas sizmologut, nuk është e mundur që në ditët në vijim të kemi lëkundje me magnitudë më të fortë.

“Është në kuadrin e paslëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet”, tha sizmologu.

Sa ishte magnituda e saktë e lëkundjes së mbrëmshme?
Raportimet tona janë në shkallën e magnitudës lokale. Nëse flitet për magnitudën lokale, është mirë që të gjithë t’i referohemi Institutit tonë, ndaj dhe madhësia e lëkundjes ishte 3.6.

Nëse do kemi lëkundje të tjera nuk është vend për panik?
Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here