Rreziku nga ‘Coronavirus’/ Ambasada e Shqiperisë në Pekin publikon njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët në Kinë

0
84

Pasi virusi vdekjeprurës coronavirus ka shpërthyer në Kinë, Ambasada shqiptare ka nxjerrë një njoftim për shtetasit shqiptarët që jetojnë apo punojnë në kinë. Në njoftimin e ambasadës ftohen të gjithë shtetasit shqiptarë që të njoftojnë identitetin, adresën dhe aktivitetin me të cilin merren pranë ambasadës.

Sipas ambasadës, kjo masë po merret për ndjekjen e situatave me risk të lartë shëndetësor, duke qenë se kina është përfshirë tashmë nga virusi vdekjeprurës.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin:

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: embassy.beijing@mfa.gov.al”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here