“Rrënjët tona janë të thella”/ Yuri Kim mesazh në shqip: SHBA, me ju krahë për krahë

0
110

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim mbajti fjalën e parë publike në marrjen e detyrës së saj. Pas dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kim ka mbajtur një konferencë për mediat në zyrat e selisë diplomatike që do drejtojë në vitet në vijim. Yuri Kim u shpreh se po pret me kënaqësi që punojë me udhëheqësit politik shqiptar, të cilët po ndërmarrin hapa të vështirë, por të nevojshëm për Reformën në Drejtësi dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

“Jemi miq, jemi aleatë dhe jemi partner. Siç thashë gjatë seancës time dëgjimore në senat pak miq e kanë përqafuar Amerikën. Jam e nderuar të jem këtu para ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së Kjo ndërtesë e bukur qendron si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Miqesia jonë nuk u ndërtua në një ditë po rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë presidenti Withdrow ngriti zërin për Shpipërinë kur askush nuk e bëri. Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Kundër çdo gjase priti një përfaqësues në SHBA dhe priti që Pas luftës së dytë botërore dy qeveritë tonë morën rrugë të ndryshme.

Edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrin popujt tanë vazhduan ta mbështesin njëri tjetrin. Qendruam të lidhur dhe flisni me njëri tjetrin midis zërit të Amerikës. Kemi qendruar krahë jush që atëherë dhe tani përpjekjet tuaja për tu anëtarësuar në BE. Sot qëndrojmë pranë jush në mbështetje të ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështirë përpara po dimë se puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë afër teje. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate më e fortë. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë SHqipërinë të përforcojë kandidaturën e saj për në BE.

Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë. Jam besimplotë teksa drejtësia të hedh rrënjë në Shqipëri më tepër investitorë do të vijnë në Shqipëri në mënyrë që të krijohen më tepër mundësi punësimi. Të mos ketë dyshime që SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleate dhe mike të vërtetë. Ashtu siç qëndruam në 1920, 1991, 1999, 2009,do e mbështesim vendin tuaj. Ju përshëndes dhe ju them “Ne jemi ende me ju krahë për krahë”, tha ambasadorja.

 

https://streamable.com/6qidd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here