“Po afrohen zgjedhjet, çunat duhet të punojnë”, Strazimiri publikon videon e RAI 3: Rritet me 1.200 % kultivimi i kanabisit në Shqipëri

0
95

Ish-deputeti Gent Strazimir duke publikuar videon e Rai 3 në Facebook, shprehet se po vazhdon sërish mbjellja e hashashit, sepse po afrojnë zgjedhjet dhe çunat duhet të punojnë.

Reagimi i Strazimirit

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.

Përmban:

– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe…

… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI?

Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!

KAQË!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here