“Minishengeni” dhe padia ndaj Haradinajt, si vula e ‘non grata’ të Ramës në Kosovë

0
119

Nisma e “Minishengenit Ballkanik” e promovuar nga Edi Rama- Aleksandër Vuçiç ka hapur debate në forta. Kosova nuk e kapërdin dot faktin që kryeministri i Shqipërisë, po merr iniciativë kundër tyre ku në ‘minishengen’ nuk do të marrë pjesë Bosnja, Kroacia etj.. Situata agrevoi edhe më tepër kur Rama ndoshta edhe ‘padashje’ publikoi një hartë ku Kosova duket pjesë e Serbisë. Vuçiç me anë të të Mini-Shengenit kërkon të shtrijë influencën ruse, por kjo është kundërshtuar shum fortë nga të gjithë.  “Minishengeni Ballkanik”, po cilësohet nga analistë dhe ekspertë të ndryshëm si një “mini-Jugosllavi”, e cila fuqizon politikisht dhe ekonomikisht vetëm Serbinë.

Refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për Kosovën, jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës që na ndan dhe të ardhmes që na bashkon, tha Rama në një deklaratë për shtyp, krah liderëve të Malit të Zi-Gjukanoviç, Maqedonisë së Veriut-Zaev dhe Serbisë-Vuçiç.

Ekspertët e ekonomisë ngrenë alarmin se nëse vihet në zbatim kjo ide, atëherë tregu shqiptar dhe ai kosovar do të mbytet me produkte serbe, bujqësore dhe ushqimore, pasi mbetet prodhuesja më e madhe në Ballkanin Perëndimor.

Së fundmi teksa Kosova po shënonte 21-vjetorin e masakrës makabre që forcat policore serbe kishin kryer në Kosovë, Rama  paditi kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, për “shpifje”. Ai pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Një veprim i tillë i Ramës ka shkaktuar reagime në Kosovë e në Shqipëri dhe e dënuan ashpër këtë hap, ndërsa në Serbi i janë gëzuar këtij fakti.

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here