Standard.al

“Mazhorancë e zhytur në krim”, Biberaj bën thirrje: Të radikalizohen protestat, opozita e gatshme për zgjedhje

0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj i ftuar në studion e lajmeve në Ora News shprehu qëndrimin e tij për radikalizim të lëvizjes qytetare.

Biberaj tha se mazhoranca është e kapur nga krimi dhe korrupsioni, ndaj nëse nuk largohet më të mirë do largohet me protesta.

“Unë jam për radikalizim të lëvizjes qytetare, radikalizim të protestave sepse përndryshe mazhoranca nuk merr vesh. Është një mazhorancë e zhytur në krim, në korrupsion, është një mazhorancë e kapur që realisht është në minorancë sepse rezultatet e 30 qershorit e treguan këtë. Nëse nuk merr vesh në mënyrë demokratike le të marrë vesh në një mënyrë mëse demokratike që janë protestat, revoltat, mosbindja e qytetarëve civile”, u shpreh Aleksandër Biberaj.

Ai tha se opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, ndaj sipas tij edhe reformës zgjedhore i është lënë një afat jo më i gjatë se 2 muaj, pasi duhet të përgatiten për zgjedhje.

“Është menduar një afat dy mujor, mund të ishte më i shkurtër jo më i gjatë në mënyrë që ne të përgatitemi për zgjedhje. Ne kemi bërë takime, jemi aktiv në gjithë territorin dhe jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë elektorale sado e afërt të jetë ajko dhe për të fituar”, deklaroi Aleksandër Biberaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.