Kreut të AMF i mbaron afati, por Ervin Koçit i shtyhet…..nuk largohet

0
118

 

Kryeministri nuk e ka gjetur ende drejtorin e ri të përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare teksa ka njoftuar se në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh afati shtyhet deri në datën 7 shkurt 2020.

E premtja e 24 janar 2020 ishte afati fundit për kandidaturat në garën për Drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare pas mbarimit të mandatit të drejtorit në detyrë Ervin Koçi por tashmë gara është rihapur.

Këshilli i Ministrave ka publikuar dy herë në faqen kryesore të internetit njoftimet për garën ndryshe nga herët e tjera kur procesi kalonte pa shumë zhurmë dhe kandidatura e firmosur nga kryeministri, herën e parë Enkeleda Shehi dhe zëvendësuesi saj Ervin Koçi u votuan pa debate në Kuvend. Koçi zëvendësoi në gjysmë të mandatit ish-drejtoreshën e shkarkuar nga Kuvendi Enkeleda Shehi dhe sipas ligjit “Për AMF-në” mund të rri në detyrë maksimalisht edhe dy muaj nëse nuk është zëvendësuar ndërkohë pra jo më vonë se data 24 mars 2020.

Kriteret janë që kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet universitare në një nga këto fusha: ekonomi, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve dhe të kenë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga e cila, të paktën, 5 vjet në njërën nga këto fusha ose në disa prej tyre të marra së bashku: (a) financë-kontabilitet; (b) administrim i shoqërive tregtare; (c) këshillim ligjor i shoqërive tregtare; (ç) hartim legjislacioni; (d) shkencë e aktuarëve ose (dh) sigurime shoqërore dhe pensione.

Sipas ligjit, nuk mund të jetë anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare personi, i cili në tri vitet e fundit ka qenë ortak, aksionar apo anëtar i organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; ka lidhje familjare me ndonjë subjekt që është ortak, aksionar apo anëtar i organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; dhe në tri vitet e fundit ka qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

Kandidati për drejtor të AMF duhet të gëzojë integritet moral dhe professional dhe duhet të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake, kritere të diskutueshme për sa I përket zbatimit në raste kur në Bordin e AMF të sotëm ka persona partiakë deri në nivelin ish-deputet dhe ish-kryetar partie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here