A është Zamiri komunist? Oligarkët e sotem kanë zëvëndesuar…

0
106

Nga Endri Shabani

Tellalli i Zamirit ka nxjerre sot disa fleterrufe ku, nder te tjere, me shpall edhe mua “neo-marksist”.

Me neo-Marksist nuk besoj se Zamiri ka parasysh rrymen filozofike te shekullit te 20 ne Evrope, se dyshoj qe Gramsci, Sartre dhe Fromm me shoke kane qene ne listen e leximit jashteshkollor tek gjeologji minierat. Prandaj, duke njohur kufijte e formimit te tij, besoj se ka dashur te thote qe ne po sillemi si komunistet e Partise e Punes.

Tani, per te qene kohorent me parimet, eshte veshtire te gjesh sot ne Shqiperi nje njeri me prane komunisteve Bolshevik te shekullit te shkuar, se vete ai dhe miqte e tij oligarke. Dhe kete nuk e them per te insinuar qe ai ka patur lidhje me nomeklaturen komuniste, dhe as per te ngritur ndonje dyshim per tregetine “mallit” nga Durresi drejt e tek Fiologjiku, madje as per transportin e dhramive me kuti bananesh ne fillim te viteve ‘90.

Jo, e kam vetem per mendesine qe ai po shpalos permes menyres se si sillet.

Eshte fakt qe oligarket e sotem kane zevendesuar byrone politike te asaj kohe.

Byroja komuniste e asaj kohe ia mori me dhune tokat gjysherve te mi, duke i shpallur “kulak”. Byroja komuniste e kesaj kohe rremben tokat ne bregdet, ne maje te kodrave, apo neper liqene e laguna. Kudo ku kane interesa, ta marrin token me ligj e me Maliq, dhe s’ke c’ju ben, se kane shtetin me vete.

Njesoj si ata, edhe keta marrin vendime si do menaxhohen pasurite natyrore te Shqiperise. Keta vendosin kush do marre pronat e perbashketa, sheshet publike, bregdetin, malin, liqenet, lumenjte, pyjet, madje edhe ujin. Madje keta vendosin edhe taksat dhe tatimet, ne varesi te interesave te bizneseve monopol qe kane krijuar.

Njesoj si atehere, edhe tani, keta mendojne se nuk jane vetem pronare te minierave, por edhe pronare te minatoreve. Nuk jane vetem pronare te bizneseve, por edhe pronare te punetoreve. Dhe pastaj domosdo qe do t’i trajtojne shqiptaret si skllever, te cilet nuk meritojne dinjitet, por qe duhet te mjaftohen me nje cape buke (te cilen si atehere edhe tani e marrin me liste).

Njesoj si komunistet e shekullit te shkuar, edhe Zamiri i ka majmunizuar sindikatat ne Bashkime Profesionale, te cilat ne vend qe mbrojne punetorin, jane aty per te argetuar tekat e pronarit. Dhe kur punetoret tentojne te ngrene sindikaten e tyre, ai i hedh ne rruge, njesoj sic internoheshin rebelet ne ate kohe.

Komunistet e asaj kohe i shpallen lufte perendimit, dhe perpiqeshin te na benin republike te shtate te Jugosllavise, se domosdo kishte investuar Popovici i asaj kohe. Keshtu po bejne edhe keta sot, per interes te Popovicit te kohes, i cili e ka kthyer Serbine ne partnerin tone kryesor ne biznes…

E megjithate, dicka sot eshte ndryshe.

Zamiri mund ta ruaje vertet te gjalle ne gji nostalgjine per telendisjen e armikut te klases tek kendi i flete-rrufeve. Por Shqiperia sot eshte anetare e NATO-s, dhe kohen kur njeriu kishte frike te fliste kunder anetareve te byrose, e ka lene pas qyshkur.

E meqe jemi tek liria e fjales, dua ta ushtroj kete te drejte per t’i dhene Zamirit tri keshilla miqesore, nga ajo qe kam mesuar ne Oxford:

E para, meso nga sipermarresit perendimor. Fitimi yt nuk ka pse te jete humbja e dikujt tjeter. Biznesmeni krijon vlere te shtuar, prodhon dicka te re, i sjell shoqerise dicka qe i mungonte. Investo ne kete vend, krijo gjera te reja qe nuk ekzistojne, mos e bazo fitimin tend ne tendera, koncesione apo monopole. Ti duhet ta dish qe vetem ai qe merr persiper riskun e investimit quhet sipermarres. Ndersa ai qe uzurpon nje pasuri qe i takon te tjereve quhet dicka tjeter, jo biznesmen.

E dyta, ato leket qe je duke shperdoruar per te telendisur aktivistet, perdori per te paguar ne menyre te drejte dhe te ndershme punetoret e tu, dhe jo vetem ata te minieres. Dhe jo vetem sepse atyre iu takon, por mbi te gjitha se keshtu eshte me mire per biznesin tend. Studimet tregojne se kur punetoret ndihen te trajtuar njerezisht jane me produktiv, duke i bere bizneset e tua me te qendrueshme ekonomikisht. Nobelisti ne Ekonomi Joseph Stiglitz ta sqaron shume mire kete tek libri “cmimi i pabarazise”.

E treta, meso nga trishtimi i komunisteve te shekullit te shkuar. Pushteti dhe paraja nuk te bejne te lumtur nese ngrihesh mbi kokat e njerezve. Prandaj, kohen qe humbet duke shetitur auditoreve per te shperndare parathenie librash, pedore per te zbritur ne miniere.

Do gjesh me shume vetevleresim nese shkon dhe flet me minatoret, se sa kur ben sikur iu meson ndonje gje te re pedagogeve. Shko tako ata, te cilet punojne per pasurimin tend. Shikoji ata si njerez qe ashtu si ty, kane nevoja, deshira dhe endrra, per vete dhe per femijet e tyre. Trajtoji ata si njerez, dhe gjej nje menyre per ta zhvilluar pasurine tende ne harmoni me kete vend.

Dhe per ta mbyllur, kur te mbarosh librat me permbledhje shifrash nga fjalimet TED, te sugjeroj te lexosh John Keynes, Russoin dhe Aristotelin. Aty do gjesh se si klasifikohen mendimet e mia politike, qe t’i kesh gati per flete-rrufene e rradhes.

Po ta prish suprizen duke te thene se nuk jane as neo-Marksiste, as Marksiste dhe as komuniste. Por se si quhen tamam po ta le ta zbulosh vete, se kam besim qe si njeri i lecitur dhe ambicioz me vullnet celikte ne fushen e leximit, do ta gjesh me patjeter.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here