Standard.al

Virusi vdekjeprurës në Kinë i lidhur me një program të fshehtë të armëve biologjike…

0

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në shkallë globale mund ta ketë origjinën nga një laborator në Vuhan, i lidhur me programin e fshehtë të armëve biologjike në kinë. Kjo është teoria që sjell një ekspert izraelit i armëve biologjike.

Radioja Azia e Lirë, këtë javë, ka transmetuar një raport nga një televizion lokal në Vuhan, nga viti 2015, ku tregohet laboratori më i avancuar i kërkimeve për viruset në kinë, i njohur si instituti i virologjisë në Vuhan.

Laboratori, është vendi i vetëm i deklaruar në kinën që ka kapacitetet të punojë me viruse vdekjeprurëse. Dany Shoham, një ish zyrtar i zbulimit në ushtrinë izraelite, që ka studiuar armët biologjike në kinë, thotë se instituti është i lidhur me programin e fshehtë të këtyre armëve të Pekinit.

“Disa laborator në institut mund të jenë angazhuar në kërkim dhe zhvillim në fushën e armëve biologjike edhe pse e gjithë kjo mbulohet me fshehtësi nga Pekini”, thotë Shoham për The Uashington Times. Puna për armët biologjike kryhet në kuadër të kërkimeve të dyfishta civilo ushtarake dhe është shumë sekrete – shton ai. Vetë Shoham, ka doktoraturë në mikrobiologjinë mjekësore dhe nga viti 1970 deri në 1991 ai ka qenë analist i lartë në zbulimin ushtarak izraelit për armët kimike dhe biologjike në lindjen e mesme dhe përtej saj, me gradën lejtnand kolonel.

Perveç Washington Times, edhe TGcom në Itali ka publikuar një editorial, të firmosur nga drejtori Paolo Liguori, i cili thotë se virusi që ka shkaktuar kaq shumë panik ka lindur në një laborator ushtarak në Vuhan. Sipas tij, një teknik është infektuar dhe askush nuk e ka kuptuar ndërkohë që në qytet mund të ketë në të vërtetë mijëra viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.