Vetëm me të inkriminuarit mund të qeverisë Rama! Çfarë paralajmëron Balliu??

0
121

Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot emrat e kryebashkiakëve të inkriminuar, të cilët vazhdojnë të drejtojnë pushtetin lokal. Sipas saj, arsyeja pse ata nuk dalin para drejtësisë dhe po zbatojnë të ashtuquajturin “kod i heshtjes” së Mafias, është kryeministri.

Klevis Balliu nga selia e PD tha se Rama nuk i shkarkon pasi pasi vetëm me ata mund të qeverisë në parlament dhe në bashki. “Edi Rama është sot mbrojtësi më i madh i trafikantëve të drogës, i falsifikatorëve, banditëve, hajdutëve, vrasësve, narkomanëve që ka emëruar në pushtetin lokal, – tha ish-deputeti demokrat. – Ky është portreti i kryebashkiakëve të denoncuar nga PD dhe media me prova dhe fakte, por asnjëri nuk është shkarkuar nga Edi Rama”.

DEKLARATA

Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj; pengje të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës.

Të gjithë këta duhet të jenë para drejtësisë, por janë akoma në zyrat e shtetit me vullnetin ë Edi Ramës, sepse Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë dhe jo t’i shkarkojë. Arsyeja është e qartë për të gjithë. Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë këta banditë, kriminelë të emëruar në bashkitë e vendit, pasi vetëm me këta mund të qeverisë në Parlament dhe në bashki.

Në këtë Vendim strategjik për të bashkëqeverisur me krimin, Edi Rama ndihmohet nga drejtësia e kapur nga vëllezërit, motrat, kunetërit e ministrave dhe deputetëve të pushtetit të inkriminuar dhe korruptuar. Edi Rama mbron sot kriminelët e emëruar në bashki, pasi ata janë aleatët e vetëm që i kanë mbetur. Por janë pikërisht këta kriminelë rrezik për qytetarët e vendit, janë kërcënim i sigurisë publike.

Edi Rama dhe krimi sot janë një. Shkatërrimi i krimit është shkatërrimi i Ramës. Ndaj sot Edi Rama ka zgjedhur kodin e heshtjes për çdo kryebashkiak të kapur nga dekriminalizimi. Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës ndaj çdo denoncimi është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e tyre është bërë për shkak të cilësive dhe lidhjeve të tyre me krimin. Ky është modeli, ekipi qeverisës dhe alternativa që Edi Rama u ofron shqiptarëve!

Zhbërja e këtij modeli është jetik për vendin! Duke larguar Edi Ramën, shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin një qeveri të ndarë nga krimi, një qeveri të punojë për ta dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here