Standard.al

Turqia nuk gjen paqe, ja sa pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit 6.8 ballë

0

Turqia nuk gjen qetësi.

Pas tërmetit 6,8 ballë që goditi lindjen e vendit janë regjistruar edhe rreth 788 pasgoditje të tjera.

Sipas Shërbimit Sizmiologjik turk, 21 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4 ballë.

Ndërkohë, sipas mediave turke, Elazig dhe Malatya, dy qytetet më të prekura kanë marrë 6 milionë lira ndihma të cilat do të përdoren vetëm për ndihmat e shpejta.

Deri tani janë regjistruar 38 viktima dhe mbi 1600 të plagosur.

Grafiku i pasgoditjeve:

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.