Standard.al

Tjetër foshnje e vdekur?! Qytetari i Tiranës ngre alarmin, thirrje qeverisë: Merrni masa!

0

Një qytetar i Tiranës ka ngritur shqetësimin e madh sot për vdekshmërinë e foshnjave. Nisur nga një situatë alarmante që duket se ai e ka përjetuar, qytetari ka njoftuar në portalin “Jeta osh qejf” se një foshnje tremuajshe ka vdekur në rrugën “Teki Selenica”.

Mirëmëngjes JOQ! Mëngjesin e sotshëm jemi zgjuar nga ulërimat dhe të qarat e një zonje. Një tjetër foshnjë 3 muajshe ndërroi jetë. Çfarë po ndodh kështu? Foshnja e tretë që po dëgjojmë. Qeveria realisht duhet të marrë masa mos të ndodhin më. Foshnja ka vdekur në Tiranë, në rrugën Teki Selenica. Gjithë natën kemi dëgjuar zhurma po nuk e kemi kuptuar. Në mëngjes gjyshja po thoshte “Bir i nënës vet”. Kur kemi shkuar, mësuam se ishte vetëm 3 muajsh”.

“Qeveria të marrë masa të mos ndodhin më”, shkruan ai i tronditur nga të qarat e gjyshes së foshnjes dhe fakti që të tilla vdekje nuk po janë aq të rralla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.