Tërmeti/ Rama krenohet pa asnjë punë, banorët: Jemi më keq se qeni….

0
115

Kryeministri Edi Rama doli përpara mediave sot në një ceremoni pompoze dhe të kushtueshme për të folur për arritjet e qeverisë pas tërmetit. Dhjetëra zyrtarë ishin mbledhur për dekor, kurse këto shpenzime për të tilla ceremonira mund të ishin kursyer për të shkuar te njerëzit në nevojë.

Pavarësisht kësaj, Rama nuk ishte fare modest, kur tha se këto dy muaj është bërë një punë voluminoze, edhe pse nuk ka nisur ende ndërtimi në asnjë kantier të deklaruar nga qeveria dhe nuk ka as faturë dhe as të dhëna se çfarë do shpenzojë qeveria për të prekurit.

Volumi i punës në këto 60 ditë është shembullor, tha Rama. Sipas tij, banorët do futen në banesa antisizmike. Rama e kishte një paralajmërim, kur tha se ka vende të tjera që janë prekur nga tërmeti, ku njerëzit jetojnë në çadra edhe pas 15 vitesh. “Ky nuk do të jetë rasti ynë. E them këtë për të treguar se procesi është shumë kompleks,” tha Rama.

Por teksa Rama vlerësonet veten, një kronikë e Ora News sillte pamje të mjerueshme.

Banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Durrësit thonë se janë braktisur nga institucionet. Dy muaj pas tërmetit, shumë familje janë ende në çadra ndërsa shumë të tjera u është refuzuar bonusi i qirasë. Shpresa Guçe, banorë e lagjes 13 në Durrës, është një prej atyre që ndjehen të harruar e të lënë në mëshirë të fatit. “Unë jetoj me ndihmë ekonomike me 18 mijë lekë në muaj, jam e sëmurë, në shtator filloi tërmeti. M’u rrënua shtëpia”.

26 nëntori, familjes së saj i shtoi plagën e varfërisë që ajo e vuante prej kohësh me dy vajzat dhe mbesat jetime. Si ndihmë morën një çadër verore, aty ku po kalojnë edhe ditët e dimrit. Prej asaj kohe vetëm harresë dhe verbëri institucionesh përballe njerëzve të varfër dhe të rrezikuar. “Më të mirë e ka kasollen qentë, sesa unë, sepse ato janë çadra verore”.

Ndaj bën thirrje për ndihmë! Thotë se nuk kërkon për vete por në emër të fëmijëve pa fëmijëri. “I lutem shteti, i lutem qeverisë që të më japë një dhomë dhe një kuzhinë të jetoj me këta fëmijë si gjithë bota”.

Por ndërsa familja e Shpresa Guçes thotë se po përballet me harresën e institucioneve, ajo e Hanife Koçit ka mbetur peng e burokracive dhe paqartësisë. Pas tërmetit banesa e saj u shpall e rrezikshme dhe ajo u transferua në shtëpi me qira, por dy muaj më pas, një pjesë e shtëpisë vlerësohet e banueshme dhe invalides së moshuar i kanë refuzuar bonusin e qirasë.

“Unë jam marr 150 mijë lekë pension, me këto të ha apo të paguaj qiranë. Kërkoj të më japin një zgjidhje, unë jam invalide”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here