Tenori i njohur letër Ramës: Ikni si zoteri dhe çlirojeni popullin tend nga nje pushtetit monist! Merr me vete edhe zagarët…

0
118
  1. Tenori me famë botërore, Agim Hushi, i është drejtuar me një letër Kryeministrit Edi Rama, duke i sugjeruar të japë dorëheqjen dhe të largohet si zotëri.

Hushi, i cili më parë ka kandiduar nën siglën e PS-së, shkruan se shumica e popullit nuk e do Ramën, ndërsa shton se me vete duhet të marrë edhe zagarët që po mbajnë peng demokracinë.

“Ju mbani në këmbë një pushtet totalitare në thelb me vota 100% moniste! Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tënd nga një pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcën të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare!”, shkruan Hushi.

Letra e Agim Hushit

I dashur Edi Rama

Po ju drejtohem sic do kishit deshire ju tju drejtoheshin te gjithe qytetaret e ketij vendi kryeministrit te tyre!

Ju jeni kryeministri yne dhe kete se luan as topi!

Jeni dhe ndryshe nga ce thote opozita keni dhe shume merita e suksese te padiskutueshme ne qeverisje!

Por me sukseset e tua do te bashkengjitej edhe dorheqja juaj e parevokueshme!

Eshte e tmerrshme mos ta keni kuptuar qe shumica e popullit sju don apo mbase sju kupton!

Mos e mendoni veten vec si objekt te opozites!

Te mos ju vije keq dhe mos ju shkoje neper mend se pervec jush ska se kush ti udheheqi shqiptaret! Te jesh i bindur se do gjindet nje njeri me i mire se ju!

Sju duan te rinjte, studentet, pensionistet, punetoret, sipermarresit, nenat!

Perzute kombin dhe akoma spo bindeni se ikja e popullit eshte nje krim ne duart tuaja!

Ju jeni nje kryeminister me disa arritje por jo i mire dhe me i miri!

Skeni faj edhe kur agrivoheni se pushtetin e keni fituar me merite dhe rruge demokratike!

Por jo si demokrat i vertet!

Ju mbani ne kembe nje pushtet totalitare ne thelb me vota 100% moniste!

Ikni si zoteri dhe clirojeni popullin tend nga nje pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcen te gjithe zagaret qe mbajne peng demokracine shqiptare!

Behu Heroi i Kohes Tone!!!

Behu i rralle!

Dhe athere do jesh ne pushtet te vertete, do jeshe heroi yne!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here