Standard.al

Të tjera detaje nga ekzekutimi gjakftohtë i shqiptarit në Romë…

0

Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane në lidhje me ekzekutimin e një 45 vjeçari shqiptar me precedentë penalë.

“Ilmessaggero” shkruan se trupi i 45 vjeçarit u gjet në tokë ngjitur me një “Toyota Grey” të parkuar.

Nga të shtënat me armë, plumbat shpuan edhe dy makina të parkuara. Shqiptari kishte precedentë penalë dhe kishte disa vite në burg. Teksa mbrëmjen e shkuar duhet të rikthehej në qeli, vrasësi ishte duke e pritur atë afër shtëpisë ku banon familja.

Hetuesit e policisë po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të burrit, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që kishte. Menjëherë pas vrasjes, mbërriti vëllai i viktimës, një 20-vjeçar i dëshpëruar, duke bërtitur dhe duke qarë.

Një gjë është e sigurt: Zona ndodhet në kufi me Tufellon, një nga shumë sheshet në kryeqytet, afër SanBa-s, zona për të gjitha llojet e drogave dhe në duart e krimit të organizuar. Hetuesit mendojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve kriminale.

Për të kuptuar ekzekutimin e ftohtë, duhet të mbahet mend se zonat e Tufello dhe San Basilio janë epiqendra e trafikimit të paligjshëm për një kohë të gjatë dhe vrasjeve.

Hetimet kanë zbuluar krimin e nëndheshëm i drejtuar nga kriminelë të fuqishëm shqiptarë. Atje jetojnë “kokat” e trafikut, organizatorët dhe dhjetëra shpërndarës rruge të gatshëm për të shitur doza kokaine, hashashi dhe marijuane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.