Standard.al

SKANERI: Reforma në drejtësi jo për tu duatrokitur, por për tu ulëritur!

0

NGA Petrit Vasili

Mbi reformen ne drejtesi jane hedhur pa kursim tonelata te tera sheqer propagandistik i helmuar.

Produkti ka qene sigurisht krijimi i nje iluzioni, qe s’ka hiç te beje me realitetin.

Çfare na tregon Skaneri i reformes tani qe kemi hyre ne vitin e katert pas miratimit te saj ne 21-22 korrik 2016.

SKANERI i Reformes tregon se:

Gjykata me larta jane te pangritura akoma,qofte ajo Kushtetuese apo edhe Gjykate e Larte.

Tentativa flagrante per kapjen e Gjykates Kushtetuese deri edhe ne rrembim te komptencave te Presidentit.

Keshill te Larte Gjyqesor dhe Keshill te Larte te Prokurorise te mbushur me anetare pa integritet dhe te refuzuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit,por te miratuar me arrogance nga rilindja.

KED e bllokuar politikisht per me shume se dy vite,por edhe pas ngritjes se saj KED ka skualifikuar pa te drejte mjaft kandidate, sic eshte denoncuar publikisht edhe ish kryetari i komisionit te reformes ne drejtesi Xhafaj.

Kryetari i KED Dvorani e shnderron ne personal institucionin,kryen shkelje kushtetuese dhe ligjore flagrante per te mundesuar kapjen e Gjykates Kushtetuese duke tentuar ti rrembeje kompetencen Presidentit.

SPAK fillon funksionimin vetem me 8 anetare ne kundershtim meligjin qe kerkon minimalisht 10 anetare.

Vetingu funksionon me dy standarte dhe si mjet presioni per dhenie vendimesh ne favor te qeverise denoncuar perkatesisht nga Komiteti i Helsinkit dhe Raporti i ODIHR per votimet e 30 qershorit.

Zgjidhet ne dhunim te Kushtetutes Arta Marku pa veting dhe me 69 vota si Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, emertim, qe nuk ekziston asfare ne Kushtetuten e Shqiperise.

Te gjitha afatet kushtetuese te ngritjes jane shkelur duke atakuar kushtetuten ne cdo pike te saj.

Nepotizmi politik dhe familjar i rilindjes ne drejtimin e institucioneve te drejtesise eshte aq flagrant sa nuk ishte pare kurre ne drejtesine shqiptare,konkretisht KLP drejtohet nga kunati i nje ministreje dhe Inspektori i Larte i Drejtesise nga vellai i nje ministreje tjeter, qe te dyja te rilindjes.

Skualifikimi i qellimshem ka degraduar teresisht konkurimin dhe ne mjaft raste, perfshire edhe Gjykaten Kushtetuese, ka pasur kandidate aq sa jane qene vendet ne dispozicion,duke asgjesuar thelbin e reformes per nje gare me alternativa,konkurence dhe thithjen e elementeve te rinj cilesore dhe me integritet te larte.

Shumica e anetareve te Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te ngritur nga rilindja per te bere reformen ne drejtesi,sot jane zgjedhur ne institucionet e reja te drejtesise apo jane shperblyer me funksione te tjera duke treguar qarte se fitoi konflikti i interesit, ne funksion te kapjes se drejtesise nga Rilindja.

KLP dhe KLGJ ankohen per fonde teresisht te pamjaftueshme, megjithese parakusht i reformes i shte garantimi i plote i fondeve perfunksionimin normal te tyre, ndonese raportohen miliona euro,dollare dhe leke, qe shpenzohen pafundesisht.

Skaneri objektiv, bazuar vetem mbi fakte te verteta tregon se nuk eshte momenti per te duatrokitur, por per te uleritur.

Qartesisht ne mjaft parametra reforma aktuale ne drejtesi ka zbritur shume nen nivelin e drejtesise se meparshme dhe kjo eshte kritike.

Qartesisht faktet e kapjes se drejtesise nga rilindja jane sa nje mal.

Ndaj hetimi i zbatimit te kesaj reforme ne drejtesi duhet bere kryq e themel.

Duhet bere sidomos nga ata qe ishin edhe garantet e reformes pra BE dhe SHBA, pozicioni e roli i te cileve eshte vendosur me kerkesen insistuese te tyre edhe ne Kushtetuten e Shqiperise, ndaj eshte pergjegjesi dhe detyrim per ta qe te kryejne nje hetim dhe monitorim te thelluar per reformen ne drejtesi.

Shqiptaret nuk duan drejtesine e partise, nuk duan kapjen e drejtesise nga rilindja,nuk duan pandeshkueshmerine,por duan paanesine dhe barazine perpara ligjit.

Koha e propagandes ka mbaruar eshte koha e te vertetes per reformen ne drejtesi.

Ne keto kater vjet po denohen vetem qytetaret e thjeshte dhe nuk po i hyn nje gjemb ne kembe korrupsionit te rilindjes.

Rezultati eshte i qarte Shqiperia arrin te jete nje nder tre vendet me te korruptuara te botes.

Ndaj hetim monitorimi BE -SHBA per zbatimin e Reformes ne Drejtesi nuk pret më!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.