Standard.al

Shqipëria ose bëhet si veprim i përbashkët qytetar…ose është e mbaruar!

0

Nga: Artan Fuga

———————————-

(Në përgjigje të një komenti që vjen nga një mik i nderuar dhe qytetar aktiv që e respektoj shumë)

Fatos Pacrami :

Plotesisht i te njejtit mendim me ju z. Artan Fuga per problemin qe ngre ne lidhje me shkakun kryesor ne zhvleftesimit te votes nga ky sistem zgjedhor! Por si zgjidhet kjo nga keto politikane te shumeinteresuar per te ruajtur kete gjendje te pakendeshme zgjedhore? Ato kane shumicen dhe te bashkuara nuk ka menyre per ti thyer! Vullneti politik po nuk dihet se nga gjindet! Respektoj mendimin tuaj shoqeruar me zgjidhjen e ketij problemi delikat ne menyre juridike!

Artan Fuga :

I dashur Fatos Pacrami, faleminderit qe je ne kete faqe dhe per kontributin tuaj qytetar.

Une, per pyetjen tuaj ju ftoj te lexoni shume shkrime te tjera të mia dhe sidomos nje shkrim që e gjeni këtu mbi 7 ekuilibrat që duhen mbajtur parasysh për ndertimin e nje sistemi te duhur zgjedhor.

Po ashtu nese doni më shumë shihni librin tim SHOQERIA PIRAMIDALE që është fryt i punës sime disavjeçare, dale tani se fundi ne qarkullim, ku trajtohet ceshtja mbi baza studimore.

Por, problemi parësor sot eshte te tregohet qe ky sistem zgjedhor që mbron klasa politike është krejt i keq, kunder popullit, sepse per modele te tjera pastaj hajde diskutojme, ka plot.

Une nuk nxitohem të propozoj ketu ndonje konkret, ndonese e kam pjekur mendimin tim, sepse nuk dua te uzurpoj mendimin qytetar që mund te sjelli pasuri të pashtershme, por parimet baze i jap,

I pari, eshte te votoje populli.

Modele?

Ka sa te duash ne Europe. Nuk ka vend t’i shpikim mjafton t’i marrim dhe t’i aplikojmë ne kushtet qe ne jemi. Ja kaq eshte.

Pra une e vleresoj klërkesën tuaj, vetëm se duke u angazhuar bej shumë kujdes te mos bllokoj të gjithë hapesiren tjeter të diskutimit per mendime alternative.

Te kritikohet e keqja dhe te hapen rruge konstruktimi ose bashkekonstruktimi te se mires. Te heqim dorë ne të parët nga iluzioni se mendimi ynë është i vetmi, dhe më i miri. E keqja është absolute, kurse rrugët drejt së Mirës janë shumë!

Përndryshe edhe une do të isha si ata që kritikoj.

Demokracia ndertohet nga bashkimi i zerave qytetare! Eshtë co-mendim, bashkë-mendim!

Te pershendes fort,

Me respekt,

Artan Fuga

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.