Shpërthim në Durrës/ Hidhet në erë makina e polices…

0
148

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Automjetit të një punonjëseje policie i është hedhur lëndë plasëse. Lënda plasëse dyshohet se është hedhur nga muri i jashtëm i rrethimit dukë rënë në afërsi të automjetit të shtetases O.B.

Policia mësohet se po heton në dy pista, në atë se ngjarja ka lidhje me faktin se O.B është punonjëse policie, apo për shkak të konflikteve për çështje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here