Pamje prekëse/ Sapo i morën shpirtin kësaj nënës…ja se çfarë i bëjnë policët…

0
147

Pamjet e mëposhtme janë me të vërtetë prekëse teksa një grua e moshuar që shet rroba në trotuar e cila është përlotur pasi është përzënë nga Policia Bashkiake, ndërsa rrëfen se është hera e dytë që e ndalojnë të shesë.

Video është publikuar nga Nisma Thurje përkrah së cilës shkruan ndër të tjera se nëse je I varfër dhe kërkon të mbash frymën gjallë se aty të vjen shteti dh eta merr shpirtin.

“Policia bashkiake sapo i mori shpirtin kësaj nënës dhe fëmijëve të saj.
I lanë vetëm lotët.
Sepse ajo karroca me rraqe të vjetra shërbente për ti mbajtur shpirtin gjallë.

Në Tiranë mund të shesësh drogë lirshëm, mund të pastrosh paratë e drogës me lejet e ndërtimit, mund të vrasësh në mes të lokaleve, mund të grabisësh lulishtet, sheshet, parqet, mund të vjedhësh fondet e tenderave.
Nuk ka problem!
Të respektojnë!
Ama nëse je i varfër dhe mundohesh të mbash frymën gjallë, aty kujdes.
Aty të vjen shteti dhe ta merr shpirtin.
Të lë vetëm lotët!!!

Kjo duhet dhe do të marrë fund!”, shkruhet përkrah videos.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here