“Paaftësi epike”, gripi shton rradhët te Pediatria/ Spahia: Po sikur të përballemi me ndonjë situatë më të rëndë?

0
96

Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një postimi në Facebook ka bërë publike situaten e rëndë në urgjencën e Pediatrisë.

Spahia ngre pyetjet: “As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot? Si mund të jetë paaftësia kaq epike?”.

Postimi i plotë:

PAPERGJEGJSHMERI SKANDALOZE ME URGJENCEN E PEDIATRISE
Thellohet situata skandaloze në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Prindër me fëmijë me temperaturë që presin me orë të tëra për të marrë mjekim, deri në oborr. Mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat. Prindërit pasi qëndrojnë në rradhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administrojnë sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët! Parashikueshmëri zero! Si dreqin mund të mos jesh i përgatitur për një fluks gripi, të zakonshëm deri tani? Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër me te rende? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirliu, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP! Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë!

Fotografia e Bardh Spahia
Fotografia e Bardh Spahia
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here