Standard.al

Në këtë restorant paguhet dhe për “pyetjet budallaqe”: Fatura bëhet virale në rrjetet sociale

0

Restoranti Toms’Diner në Denver, është funksional prej më shumë se 20 vitesh, por kohët e fundit është bërë viral në internet për një arsye specifike. Një faturë shumë e çuditshme.

Para disa ditësh një klient ka postuar faturën në Reddit ( nje rrjet social shumë i përdorur), por ajo që ka bërë më shumë bujë ka qenë një nga porositë e paguara: “Pyetje budallaqe”, kostoja e së cilës shkon në 0.38 $.

Drejtori gjeneral i restorantit, Hunter Landry, ka deklaruar që ideja është 20 vite e vjetër- në fakt ka qënë e gjyshit italian Tom Messina, themeluesi i aktivitetit- dhe nuk ka lindur si një ofendim ndaj klientëve, por si një mënyrë për t’i bërë të buzëqeshin.

Një objektiv që është arritur plotësisht.

Më pak fjalë, fantazia është mbretëresha e restorantit të Tomit: kush e di si do sillej një shqiptar nëse do zbulonte që do paguante 50 lek më shumë për shkak të pyetjeve jo shumë të mençura që bën.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.